Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, nxënësit e kanë obligative t’i kthejnë librat e klasës paraprake dhe të furnizohen me vijueset. Por, në një shkollë disa libra u kthyen të dëmtuara në masë të madhe.
Koha ka siguruar pamje të librit së lëndës së muzikës të klasë së nëntë që pos që duket e shqyer, është edhe e plotësuar dhe e pashfrytëzueshme nga nxënësit.
Ankesa të tilla janë evidentuar edhe më parë.
Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 13 milionë euro për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe materialet mësimore.
Mbi 6.3 milionë euro janë ndarë për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5 e mbi 6.6 milionë për subvencionim të materialeve mësimore për klasat 1-9.