I ardhur si përforcim i madh te Liria për edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll, mesfushori Mërgim Bajrami është larguar pas vetëm një muaji nga ekipi prizrenas.
Klubi prizrenas ka njoftuar të martën se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me Bajramin.
Mesfushori 23-vjeçar në korrik iu bashkua Lirisë, ndërsa si futbollist është zhvilluar në Zvicër, ku edhe ka luajtur për gjeneratat e reja (U15, U16, U18, U19” të këtij vendi.
Te Liria, Bajrami këtë edicion ka regjistruar dy paraqitje, duke u inkuadruar nga stoli. Pas katër xhirove të luajtura në Superligë, Liria ka tubuar 5 pikë.