Një adoleshent shqiptar identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, është rrëmbyer dhe torturuar në qendër të Brukselit pranë një kafeneje.
Mediat e huaja raportojnë se adoleshenti është gjetur javën e shkuar i zhveshur dhe me djegie në trup.
Le Soir, shkruan se autorët i kishin djegur disa bishta cigaresh në trupin e tij dhe i kishin thyer hundën.
Aktualisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 16-vjeçari dyshohet se ka sulmuar dhe dhunuar një prostitutë, ndaj mendohet se ngjarja është një rast hakmarrje.