Shqipëri: Gjenden dy turistët francezë që kishin humbur rrugën në një terren të rrezikshëm

Janë gjetur nga policia e Shqipërisë dy turistë francezë që ishin bllokuar dje në një zonë të rrezikshme te “Gryka e Skoranës” te shpella e Pëllumbasit  në Tiranë.

Terreni ku ata u bllokuan ishte i rrezikshëm, prandaj policia kishte kërkuar shërbime të specializuara për t’i nxjerrë nga aty.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Dy turistët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles