Aksioni në fabrikën në Zubin Potok, Elshani: Hera e dytë që ofruam asistencë për AKP-në për atë fabrikë

Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në fabrikën “Ivo Lola Ribar” në Zubin Potok.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, foli në lidhje me këtë aksion, ku tha se e kanë asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

Ai tha se është hera e dytë që kanë ofruar asistencë për AKP-në për atë fabrikë.

“Normaliteti është duke u kthyer sa i përketë institucioneve apo agjencive të ndryshme të Republikës së Kosovës në veri të Kosovës, sot p.sh kemi asistuar AKP-në. Ne kemi pranuar një kërkesë për asistencë nga ana e AKP-së para disa ditësh dhe ne sot kemi ofruar asistencën tonë, do të thotë kanë qenë njësitë e veriut që kanë asistuar”.

“Sipas AKP-së ata kanë pronë aty, kanë shkuar ta vizitojnë pronën e vet dhe me evidentu disa pajisje që janë aty. Kjo në fakt është hera e dytë qe ne kemi ofruar asistencë për AKP-në në atë vend, sepse herën e parë kur kanë shkuar ka qenë e mbyllur dhe sot kanë kërkuar të hapet me forcë dhe është hapur, është verifikuar nga ana e AKP-së dhe është kryer procedura me ta”, u shpreh ai.

Related Articles