Cak i grabitjes mbrëmë ishte pika e pompës së derivateve ‘Shell’ në rrugën ‘Mon Balaj’, në Prishitnë, ku disa persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë të gjithë pazarin ditor dhe paratë personale të njërit prej punëtorëve.
Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar edhe dy punëtorët e kompanisë, të cilët kanë deklaruar se të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar me shpejtësi për në drejtim të Podujevës, njofton Sinjali.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje ’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.