Shefi i personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu- Heretica është arrestuar sot.
Insajderi ka marrë vesh se ai ndodhet prapa grilave për keqpërdorim detyrë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoj sot se ka lëshuar aktvendim për ndalimin e dy zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kanë punësuar rreth 10 persona në Qendrën për Punë Sociale.