Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe nuset të cilat kanë probleme me vjehrra.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në rrugën ‘Mit’hat Frashëri’ në Gjakovë, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 24-vjeçarja ka marrë ndihmë mjekësore shkaku i lëndimeve të marra si pasojë e sulmit fizik dhe ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarën, e cila është intervistuar lidhur me rastin. Po ashtu në kuadër të veprimeve hetimore është marrë edhe dëshmia e bashkëshortit të viktimës.
Me urdhër të prokurorit, 41-vjeçarja do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima ka shkuar të jetojë në shtëpinë e prindërve të saj.