Momenti kur nga tërmeti i fuqishëm lëkundet minarja e xhamisë 850-vjeçare në Marok

Momenti kur nga tërmeti i fuqishëm lëkundet minarja e xhamisë 850-vjeçare në Marok

Një prej përdoruesve të rrjetit social X, ka regjistruar momentin kur minarja e xhamisë së vjetër 850 vite në  Marok, shkundet nga dridhjet e fuqishme.

Nga ky tërmet deri më tani kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona, kurse mbi 1.400 tjerë janë në gjendje kritike.

Mbi 300 mijë banorë janë prekur nga ky tërmet i fuqishëm që goditi kryesisht pjesët malore, kurse shumë prej tyre e kanë kaluar natën e dytë në ambient të hapur.

Bëhet fjalë për xhaminë në sheshin e Marakeshit, në video shihet njerëzit duke ikur sa më larg që munden nga xhamia, nga frika se ajo mund të shembet dhe t’i zë nën.

Ndryshe, kjo qendër ekonomike, ishte më së afërti epiqendrës së tërmetit. Banorët ishin dëshmitarë të shembjes së disa ndërtesave që ishin në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Megjithatë pavarësisht fuqisë së madhe shkatërruese të tërmetit prej 7.2 shkallë të Rihterit, minarja e xhamisë i mbijetoi më të keqes.

Videon mund ta shikoni KËTU.

Related Articles