Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vdekur nipi i tij, Mustafë Ahmetxhekaj.
“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nipit tim, Mustafës, i cili kishte kohë që ballafaqohej me një sëmundje të rëndë”, ka shkruar ai.
Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.