Kurti për tërmetin vdekjeprurës në Marok: Lajm i tmerrshëm

Kurti për tërmetin vdekjeprurës në Marok: Lajm i tmerrshëm

Kryeministri Albin Kurti, e ka quajtur të tmerrshëm lajmin se Maroku është goditur nga një tërmet që la të vdekur mbi 2 mijë persona.

“Lajm i tmerrshëm për tërmetin e Marokut dhe humbjet shkatërruese që ka sjellë. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur, si dhe me ata të cilët janë përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit gjatë kësaj kohe sfiduese”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Tërmeti prej 6.8 shkallë të Rihterit që goditi të premten Marokun e kishte epiqendrën në Marrakesh.

Related Articles