​Llapi e fiton 15:0 miqësoren ndaj ekipit zviceran

​Llapi e fiton 15:0 miqësoren ndaj ekipit zviceran

Skuadra e Superligës së Kosovës, KF Llapi ka luajtur sot një ndeshje miqësore me ekipin zviceran, SV Slavonija Bern.

Miqësorja që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me fitore tejet të thellë të Llapit.

Skuadra e Tahir Batatinës e mposhti 15:0 SV Slavonija Bernin.

Golashënues ishin Ilir Blakçori (minuta e 7’ dhe minuta e 43’), Hamdi Namani (minuta e 14’), Muhamet Hyseni (minuta e 15’, minuta e 32’ dhe minuta e 44’), Ergyn Ahmeti (minuta e 30’), Jose Cobian (minuta e 45+1’), Ardi Trshani (minuta e 48’ dhe minuta e 82’), Nderim Hasani (minuta e 54’), Gentrit Limani (minuta e 62’), Arianit Hasani (minuta e 85’) dhe Arbër Bytyqi (minuta e 87’), kurse në minutën e 64’ u shënua një autogol nga lojtari i SV Slavonija Bern.

Rezultati final i ndeshjes, 15:0 në favor të Llapit. 

Related Articles