Luan Krasniqi ka arritur ndër vite të mbajë privatësinë në familje. Boksieri i famshëm shqiptar si rrallë herë ka pozuar me bashkëshorten e tij.
Junikasi ka qenë musafir më gruan e tij në dasmen e djalit të ish-ministrit shqiptar, Sandër Lleshit.
“Njeriu lumturohet gjithësesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër.
Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sandër Lleshi, që me festën e organizuar për martesën e vajzës së tyre na mundësuan të përjetojmë çaste shumë të mira në Tiranë. Çiftit të ri, Dorotheas dhe Manuelit, ju uroj shëndet e të mbara të përhershme”, shkruan Luan Krasniqi në njoftim.