Kërkohet paraburgim ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në vrasjen e 34-vjeçarit në Podujevë

Kërkohet paraburgim ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në vrasjen e 34-vjeçarit në Podujevë

Të hënën Podujeva u trondit nga një ngjarje e rëndë.

Në rrugën “Zahir Pajaziti” të këtij qyteti u vra një 34 vjeçar dhe mbeti e plagosur gruaja e tij.

Lidhur me rastin është ndaluar një person, si i dyshuar, i cili ndihmoi në kryerjen e veprës.

Ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit.

Kështu njoftoi për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, për veprën penale “Vrasja e rëndë” (ne bashkekryerje)”, tha ajo.

Ndërkaq personi i cili dyshohet se kreu vrasjen, është ende në arrati.

Related Articles