Një hap i ri drejt normalitetit në Francë. Më 9 qershor, shtetrrethimi do të shtyhet nga ora 21:00 në 23:00. Francezët do të rifitojnë netët jashtë, ndërsa restorantet, kafenetë dhe baret do të rifillojnë të shërbejnë për klinetët edhe brenda. Do të happen gjithashtu palestrat.
“Ndihem mirë, shumë mirë. Udhëtojmë në të gjithë Francën për punë dhe të mos jesh në gjendje të dalësh, është e vështirë”, deklaroi një punonjës dyqani.
Sakaq në një sërë rajonesh të Spanjës ka nisur regjistrimi online për të kërkuar certifikatat e Covid-19. Vendi merr pjesë në një projekt pilot para se certifikata të fillojë të përdoret në të gjithë Bashkimin Europian në 1 korrik. Certifikata sqaron nëse një individ është vaksinuar, shëruar nga koronavirusi në 6 muajt paraardhës apo ka një test negative të vlefshëm.
“Ndihem shumë e sigurt që kam ardhur këtu. Ndihem po aq e sigurt sa në shtëpi”, u shpreh Ella Grey, turiste nga Birmingham.
Një prej pikave më të nxehta të turizmit, Spanja rihapi dyert për udhëtimet ndërkombëtare të hënën, me shpresën e rimëkëmbjes së industrisë së goditur rëndë të turizmit. Qytetarët e vaksinuar nga e gjithë bota mund të hyjnë në vend, por vonesat në publikimin e detajeve lanë në errësirë turistët dhe operatorët deri në momentetet e fundit.
Në Itali vaksinimi i adoleshentëve nga 12-15 vjeç po vijon me ritme te shpejta. Sipas autoriteteve, deri në shtator 8 në 10 italianë do të jenë të imunizuar.