Një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, në dy javët e fundit në vend.
Veç kësaj vdekje, edhe 67 raste pozitive, janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
”Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri më i madh i rasteve është konfirmuar në qytetin e Prishtinës 25 raste, pas saj vjen Peja me 8 dhe Gjakova me 7 raste.
Tutje në njoftim thuhet se përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë.
Megjithatë, IKSHPK rekomandon qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit të këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në koronavirus.