Ish kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se s’ka asgjë të re nga dialogu dhe se Borrell e Lajçak tash e një kohë po anojnë kah Serbia.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se presidentja duhet ta ftojë një ‘tryezë uniteti’ me të gjitha partitë politike dhe të bëjnë një Rishikim Strategjik të pozicionit të Kosovës në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
Ajo ka shtuar se Asociacioni i nënshkruar me 2013 e pakëson dhe dobëson sovranitetin e Kosovës dhe duhet të refuzohet nga të gjithë.
Postimi i saj i plotë:
ASGJË E RE!
Dialogu i ndërmjetësuar nga Lajcak e Borrell tash e sa kohë dukshëm anon kah Serbia, duke toleruar shkeljet e saj, e duke kushtëzuar pafundësisht Kosovën.
Presidentja të ftojë urgjentisht ‘TRYEZË UNITETI’ me të gjitha partitë politike parlamentare dhe bashkërisht të bëjnë një Rishikim Strategjik të pozicionit të Kosovës në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Kryeministria pastaj – të bëjë publik dhe të përfaqësojë qëndrimin e dakorduar të unitetit politik. Vetëm kështu ndihmohet Kosova nga vorbulli i rrezikshëm ku gjindet sot!
I ashtuquajturi ‘Asociacion i komunave me shumicë serbe’ i nënshkruar më 2013/2015 – pakëson dhe dobëson sovranitetin e Kosovës, dhe forcon Serbinë zyrtare në Kosovë për të mbajtur pastaj përjetësisht peng shtetin dhe qytetarët serb të Kosovës. Andaj si i tillë – do të duhej të refuzohet nga të gjithë – përfshirë partitë që e kanë nënshkruar – pa u menduar dy herë.
Dialogu ka kuptim vetëm kur udhëhiqet nga një ndërmjetësues që nuk e injoron të vërtetën.