Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në fjalën e tij gjatë protestës ka deklaruar se Dhomat e Specializuara të Kosovës po gjykojnë vetëm shqiptarët.
Klinaku ka kërkuar nga Policia që mos të lejojë zyrtarët e Speciales që të hyjnë në shtëpi dhe të kryejnë bastisje.
“Dhomat e specializuara të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet që i kanë shkaktuar pushtuesit serb civilëve, ata gjykojnë luftën tonë çlirimtare, gjykojnë vetëm UÇK-në, duke quajtur ndërmarrje të përbashkët kriminale.
Në mungesë të fakteve vazhdojnë më filma, institucionet tona po heshtin, po na hyjnë në shtëpi, ne thirrëm këtë protest kundër tyre, duke pasur parasysh se Policia është reaguesi i parë, kërkojmë që shteti të merret me ta. Përndryshe do të kemi reagime të vazhdueshme”, u shpreh ai.
Protestuesit gjuajtën telefonat në hapësirat e zyrave të EULEX-it.