IPS Musine Kokalari: Dështimi për t’i miratuar ligjet nga fusha sociale po i lë qytetarët pa mbrojtje adekuate

IPS Musine Kokalari: Dështimi për t’i miratuar ligjet nga fusha sociale po i lë qytetarët pa mbrojtje adekuate

“Dështimi për t’i përditësuar dhe miratuar këto ligje në kohën e duhur po i le qytetarët pa mbrojtje adekuate, po pengon zhvillimin ekonomik e social, si dhe po i përjetëson çështjet sistematike që kanë nevojë urgjente për reformë”, ka vlerësuar Instituti për Politika Soiale Musine Kokalari.

Në një raport që ka publikuar ky Institut, si rezultat i një monitorimi të zbatimit të Agjendës Legjislative nga Fusha Sociale për periudhën janar – korrik 2023, thuhet se stagnimi dhe vonesat e dukshme në zbatimin e agjendës legjislative nga fusha sociale përgjatë viteve 2022/2023 paraqesin një situatë shqetësuese. “Një mori ligjesh thelbësore që trajtojnë aspekte të rendësishme të shoqërisë, si të drejtat e punëtorëve, shërbimet sociale, sigurimet shëndetësore etj. ose janë hequr tërësisht nga agjenda legjislative ose mbeten të pa adresuara”, thuhet në përfundimet e këtij raporti.

Related Articles