SC Gjilani regjistroi fitoren e parë, Mezani jep komplimente për futbollistët

SC Gjilani regjistroi fitoren e parë, Mezani jep komplimente për futbollistët

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, ka thënë për “ArtMotion” pas ndeshjes se është i lumtur për futbollistët që ai i udhëheq.

Gjilani mposhti Malishevën 1:0, por Mezani thotë se merita kanë futbollistët që dhanë maksimumin.

“Kundërshtari na vuri në vështirësi por dua t’u bëj komplimente çunave që luftuan deri në fund. Është fitore e merituar për shkak të tyre. Kemi filluar me përgatitje me vonesë. Por, do të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, do t’i marrim ndeshjet një nga një, në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë, pasi skuadra është duke u ndërtuar. Do të shkojmë hap pas hapi”, theksoi Mezani.

Related Articles