Kosova U21 triumfon me mund ndaj Andorrës U21, me dy gola të shënuar në fund të takimit.
Pas gjysmëlojës së parë anemike, e pa kreativitet të theksuar, futbollistëve të Kosovës U21 u është dashur të kalojnë plotë 82 minuta për të arritur golin e avantazhit ndaj kombëtares modeste të Andorrës.
Dion Berisha ka qenë ai që ka ndryshuar shifrat në semaforë, për të kaluar Kosovën në avantazh në minutën 82’, ndërsa tre minuta më pas, Merlaku ka shënuar golin e dytë, atë të epilogut përfundimtar, KosovëU21 – Andorë U21 (2 : 0).