Gjykata e Tiranës ka pranuar që të ekstradohet për në Hagë, ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj.
Gjatë kohës kur mbahej seanca, disa njerëz ishin mbledhur para Gjykatës së Tiranës ku me pankarta kërkonin lirimin e tij, raporton Euronews.al.
Ndërsa avokati Ardian Vishaj, tha se kjo cështje është me natyrë politike.
Goxhaj u arrestua më 31 korrik të këtij viti, me qëllimin për tu ekstraduar për në Hagë.
Urdhri për arrestin e tij ishte lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës.
Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Mbi të rëndon akuza për pengim të punës të zyrtarëve dhe frikësim të dëshmitarëve.