Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, ka thënë se nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“A do ta propozoni Kosovën për anëtarësim në OKB?. Neve po na kërkohet të dëmtojmë marrëdhëniet me vendet që do ta votonin kundër”, tha Daçiq.
Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës se po aplikohen standarde të dyfishta sa i përket vendosjes së sanksioneve.
“Ndryshe nga ata që vendosën sanksione, dhe bashkëpunimi i tyre ekonomik me Rusinë është vazhdimisht në rritje. Këto janë standarde të dyfishta dhe hipokrizi”, tha ai.
Kryediplomati serb tha se vendosja e embargos ndaj Rusisë është kundër interesave të Serbisë.
Ivica Daçiq saktësoi se gjatë seancës aktuale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është takuar me delegacione të shumta, dhe diskutuar çështje të shumta me interes të përbashkët me ato vende.
Mes tyre ishin Italia, Kroacia, Sllovenia, por edhe disa vende të largëta.
“Kryesisht temat janë marrëdhëniet tona dypalëshe, ne jemi të interesuar se si po zhvillohen ato, nëse ka ndonjë problem, qëllimi ynë është – nuk do ta besoni, por ka disa vende të tjera me të cilat po punoj për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. është Kiribati dhe Samoa e kështu me radhë, të cilave nuk i kemi kushtuar vëmendje gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, ku përshembull, keni një situatë ku ata kanë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, por nuk kanë me Serbinë, sepse askush nuk është marrë me të në atë periudhë”, shpjegoi Daçiq.