Zyba thotë se Lajçak ka gabuar gjatë ndërmjetësimit të dialogut dhe për këtë duhet të ndëshkohet

Zyba thotë se Lajçak ka gabuar gjatë ndërmjetësimit të dialogut dhe për këtë duhet të ndëshkohet

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka thënë se në rast të gabimit të referit në një ndeshje futbolli, ai duhet të ndëshkohet derisa ka shtuar se ndëshkimi i takon një niveli më të lartë.

Zyba këtë krahasim e bëri me procesion e dialogut Kosovë-Serbi, kur tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka gabuar gjatë ndërmjetësimit të këtij procesi dhe për këtë duhet të ndëshkohet.

Gjatë debatit për procesin e dialogut Kosovë-Serbi në emisionin debatues “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Zyba e krahasoi këtë proces me një ndeshje futbolli.

“Unë nuk jam futbollist i njohur por dëshirën për futboll për sa kohë po flasim po na përfaqëson Ballkani dhe ka vlera për të cilën po mburremi me Ballkanin, por kjo nuk do të thotë që unë jam lojtar i mirë. Por kur referi gabon, ose qortohet ose edhe dënohet, dënimin nuk e merr prej neve por prej një niveli më të lartë. Ai e ka marrë një pauzë siç merren pauzat në kohë loje, që nënkupton referi reflekton”, është shprehur Zyba.

Ai këtë deklarim e bëri pas pyetjes së analistit Arton Demhasaj, i cili duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti për kritikat ndaj Lajçakut tha se në momentin që del në publik dhe e drejton gishtin ndaj një personi që e luan rolin referit në procesin dialogues, nuk ka kuptim më që të shkohet në dialog me të njëjtin person aty.

Ndërkohë, Zyba tha se Kosova ka qenë palë defanzive në secilin proces të bisedimeve.

“Nuk është potez edukativ por këtu po përfaqësojmë qëndrime, unë nuk po du me iu krahasu me këdo që është dashakeq i Kosovës pro ne defanziv kemi qenë në secilën palë të bisedimeve, ka pas degradim të interesave shtetërore dhe nacionale”, u shpreh Zyba.

Related Articles