Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë javë ku 41-vjeçari, Klered Bozhanaj la të plagosur efektivin e policisë Edlir Alleshi.
Ngjarja ndodhi kur 41-vjeçari ndiqej nga dy efektivë të patrullës Shqiponja, të cilët kishin marrë informacione se në afërsi të bllokut të pallateve në një lulishte shpërndahej lëndë narkotike.
Efektivët që lëviznin me motor, pasi kanë parë Bozhanajn i kanë bërë shenjë të ndalojë, por ai nuk i është përgjigjur dhe larguar me vrap deri në afërsi të hyrjes së pallatit aty ku 41-vjeçari qëlloi me armë dhe plagosi Edlir Alleshin.