Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do të jetë i eliminuar dhe nuk do ta vazhdojë më tej lojën.
Ishullorëve dhe Salionit u erdhi shumë i papritur ky lajm. Aleksandros ishte miqësuar shumë me Salionin e u prek nga ky vendim dhe ka shpërthyer në lot teksa shprehet:
E kisha si vëlla dhe ndaja çdo gjë me të.
Aishah i shpreh Salionit:
Dua të iki në shtëpi. Nuk e di pse më zgjodhi mua, s’kam folur me të. Unë nuk e pëlqej dhe s’kam tërheqje me të s’mund të rri në një shtrat me Denisin.