I publikoi një bisedë ”facebook-u”, muzikanti shqiptar i reagon Adriana Matoshit: Kjo është e vërteta dhe keqpërdorimi i saj

I publikoi një bisedë ”facebook-u”, muzikanti shqiptar i reagon Adriana Matoshit: Kjo është e vërteta dhe keqpërdorimi i saj

Adriana Matoshi ka publikuar një bisedë private të Facebook-ut.

Bëhet fjalë për një koment që psikologu, Kreshnik Avdiu i kishte bërë asaj kohë më parë.

Më poshtë, reagimi i Avdiut:

REAGIM PUBLIK NDAJ ADRIANËS

Adriana Matoshi është deputete në Kuvendin e Kosovës dhe aktore e njohur. Si aktore e kam çmuar shumë, por jo domosdoshmërisht duhet të pajtohem me bindjet e saja politike. Unë kam të drejtë të mospajtohem politikisht dhe ta kundërshtoj publikisht, apo jo? Normalisht, pa e ofenduar. PRA, THKESOJ SE NUK E KAM OFENDUAR! Në një foto të saj me Kryeministrin, të cilin e kishte glorifikuar, i kam komentuar: “HAJ MEDET, I LUMI UNË PËR JUVE”.

driana, si duket, qenka mllefosur dhe ofenduar shumë, andaj paska vendosur të më “turpërojë” me një publikim të një “komplimenti” privat që ia kam bërë përmes facebook messenger-it. Pra, në një story të saj në fund të Tetorit të 2020-ës, i kam komentuar “SO BEAUTIFUL”. E dimë që story-t humbasin pas 24 orëve, andaj ajo shfrytëzon rastin të publikojë mesazhin apo komentin tim, kinse unë qenkam “shkri” në privat, ndërsa paskam ofenduar publikisht. As njëra e as tjetra nuk janë të vërteta! Më poshtë do të lexoni për arsyen dhe mënyrën e komentit tim! Më ishte drejtuar me “hoxhë” dhe më kishte këshilluar që të “koncentrohem”. Unë nuk jam as hoxhë dhe as nuk kam nevojë për ndonjëfarë koncentrimi, çkado që do të thotë ajo në gjuhën e “asfaltuar”. Mendoj që tendencat e tilla për t’i paraqitur hoxhët si njerëz që shkrihen privatisht është e ulët dhe qëllimkeqe. Të jesh hoxhë është nder i madh, por mendoj që ajo nuk e di!

Related Articles