Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka përdorur gjuhë të ulët ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ministrin Sveçla e ka cilësuar si “zagar gjahu” të kryeministrit Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar shpërthimi i bombave në veri është episodi i një seriali të ri.
“Episodi i ri i serialit “Albin-Vuçiç” vetëm sa ka filluar.Sfeçla si zagar gjahu i Albinit, po vrapon pas bombave në veri të vendit, duke u shitur para opinionit se gjoja nuk po kuptojn që Vuçiçi i ka futur në kurthë dhe po lozën me ta, sikurse me fëmijtë e qerdhes. Mbrëm ka shpërthy një, sonde shpërthejn dy, kështu seriali vazhdon”, ka shkruar Berisha.