“I është hequr predha, ka gjendje stabile” – Nga QKUK flasin për gjendjen e policit të plagosur

“I është hequr predha, ka gjendje stabile” – Nga QKUK flasin për gjendjen e policit të plagosur

Nazmi Kolgeci, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK, ka folur për gjendjen shëndetësore të policit që mbeti i plagosur nga arma e zjarrit në orët e para të ditës së sotme, në Veri te vendit.

Doktor Kolgeci konfirmoi, se polici në fjalë i është nënshtruar një intervenimi dhe të njëjtit i është larguar predha metalike.

Po ashtu konfirmon se polici i plagosur është në gjendje shëndetësore stabile.

“Sot në orët e hershme të mëngjësit e kemi pranu një pacient, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i njëjti ka pasur lëndim me armë të zjarrit. Lëndimi është në regjionin e krahut të majtë, intervenimi është bë në Kirurgjinë Torakale. Është bërë heqja e predhës,  gjenjda e pacientit është stabile,  e ka një lëndim edhe në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit”, tha Kolgeci për Gazetën Express.

Ai tha se polici po mbahet në klinikë për t’iu përcjellë gjendja nga afër.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ndodhi sot në fshatin Banjskë të Leposaviqit, aty u vra një polic dhe u plagos një tjetër. Po ashtu një polic tjetër mbeti i lënduar.

Related Articles