Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shkuar për ngushëllime në familjen e Afrim Bunjakut, policit të vrarë sot në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Idrizi tha se grupet kriminale dhe terroriste ende po veprojnë në veri.
“Familja e ka mërzinë, por e ka edhe forcën e shpirtit sepse janë të vetëdijëshëm se sovraniteti, si në këtë rast mbrohet me gjak”, tha Idrizi.
Përpos vrasjes së policit në veri, gjatë operacionit policor u plagos edhe një tjetër.
Polici i ndjerë barte gradën e rreshterit dhe është nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.