Fehmi Hoti, zvëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se në Veri të Kosovës po vazhdon të ketë shkëmbim zjarri.
Ai ka thënë se nuk ka informacione nëse ka të vrarë apo të plagosur nga pala tjetër, siç po raportohet.
”Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri”, ka thënë Hoti.
Informacione në lidhje me këtë raportime nuk ka dhënë as kryeministri Kurit. Ai ka thënë se për momentin nuk ka detaje.
Ky sulm është cilësuar si terrorist, ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar edhe fotografi të këtyre grupeve.
Kurti ka thënë se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore të Kosovës, teksa u ka bërë thirrje atyre që të dorëzohen para organeve të sigurisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kryeministri ka thënë se ata janë të pajisur rëndë me pajisje ushtarake dhe ndodhen rrotull Manastirit në Banjska. Kurti ka thënë se kriminelët, ekezekutorët dhe urdhërdhënësit e tyre, do të dështojnë, do të kapen dhe do të gjykohen e dënohen.