Sveçla e publikon një fotografi të policit të vrarë: Lavdi heroit Afrim Bunjaku, s’do ndalemi për rend e ligj

Sveçla e publikon një fotografi të policit të vrarë: Lavdi heroit Afrim Bunjaku, s’do ndalemi për rend e ligj

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shkruar për policin e vrarë sot në veri të vendit, Afrim Bunjaku, duke thënë se ai ra në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës”.

Sveçla tha se s’do të ndalen për idealin që ra Afrim Bunjaku.

“Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet. Lavdi Heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar ai.

Related Articles