Gashi: Armatimi që u kap sot në veri, më i madhi që nga viti 2001

Gashi: Armatimi që u kap sot në veri, më i madhi që nga viti 2001

Kreshnik Gashi nga Kallxo.com ka thënë se rreth manastirit të Banjskës ku u zhvillua aksioni i sotëm në mes të Policisë së Kosovës dhe grupeve kriminale serbe ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës e tre të lënduar ka pasur mjete ushtarake dhe sasia e armatimit që është kapur ka qenë më e madhja nga viti 2001-2002 në Kosovë.

“Ka pasur mjete ushtarake rreth atij manastiri, sasia e armatimit ka qenë më e madhja nga viti 2001-2002, nuk është hasur sasi më të madhe armatimi në Kosovë në ndonjë operacion të ngjashëm dhe mjete ushtarake”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk është e përgatitur të jetë njësi ushtarake, por njësi e mbrojtjes dhe e ruajtjes së rendit dhe sigurisë dhe ka qenë e pamundur të rrethojë teknikisht një grup të tillë të armatosur.

“Ka qenë grup i armatosur. Grupi ka mbërritur të arratiset, kjo tregon që ka pasur një mobilizim të madh. Motivet ende nuk dihen dhe nuk shpresohet që do të zbardhet. Policia e Kosovës nuk është e përgatitur të jetë njësi ushtarake, por njësi e mbrojtjes dhe e ruajtjes së rendit dhe sigurisë e jo si ka qenë ky grup i armatosur. Policia nuk i posedon disa nga ato armatime dhe ka qenë e pamundur të rrethojë teknikisht grupin”, ka vijuar Gashi.

Afrim Bunjaku mbeti i vrarë, ndërsa tre tjerë janë lënduar si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.

Policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.

Sipas policisë, edhe katër persona të tjerë janë arrestuar për posedim të armëve,të municionit dhe të radiolidhjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen, pasi janë të rrethuar nga zyrtarët policorë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.

Related Articles