‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’ – për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës

‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’ – për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se hetimet janë ende në vazhdim lidhur me ngjarjet e djeshme ku një polic i Kosovës, mbeti i vrarë nga aktet terroriste serbe në veri.

Në një deklaratë të tij, ai lë të kuptohet se pavarësisht fakteve që Policia e Kosovës u sulmua nga terroristë serbë, ku humbi jetën Afrim Bunjaku, ata ende kanë paqartësi dhe për këtë çështje përmbahen nga komentimi i ngjarjes.

”Për ngjarjet e djeshme hetimet janë ende në vazhdim”.

”Ende është në vazhdim e sipër sqarimi i të gjitha fakteve dhe detajeve pas këtyre sulmeve terroriste dhe derisa të identifikohen qartë faktet dhe fajtorët, ne do të përmbahemi nga komentimi i zhvillimit të caktuar dje”.

Related Articles