“Po e shohim vetëm majen e Ajsbergut” – Qalaj: E pamundur që në sulmin në veri të mos jetë i përzier Radojiçiq

“Po e shohim vetëm majen e Ajsbergut” – Qalaj: E pamundur që në sulmin në veri të mos jetë i përzier Radojiçiq

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur në media për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ku të dielën mbeti u vra një polic i Kosovës.
Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist.

Për këtë, Qalaj, ka thënë se dje e kemi parë vetëm “majën e Ajsbergut”, duke thënë se grupi terrorist ishte i mbështetur e mirë financuar.

”Po e quaj incident sepse ne dje e kemi pa vetëm majen e Ajsbergut, ne jemi duke folur shumë gjatë në Kosovë, për një situatë të degraduar të sigurisë në pjesën veriore. Me vet faktin që dje kanë shtënë në drejtim të Policisë një grup i mbështetur, i financuar. Me vetë faktin që ky grup ka qenë prezente në Kosovë tregon që mundësia e tyre për lëvizje ka qenë shumë e madhe”, ka thënë ai.

Po ashtu, tash deputeti i PDK-së, tha se në këto raste është e pamundur që të mos jetë i përfshirë edhe Milan Radojçiq.

”Sa herë kemi të bëmë me incidente të tilla, është e paimagjinueshme të mos jetë grupi i Mian Radojçiq”, ka thënë ai./T7

Related Articles