Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të grupit terrorist në Banjskë, ku siç thotë ministri, aty shihet edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq.
Në video shihen rreth dhjetë pjesëtarë të grupit terrorist teksa qëndrojnë para çerdhes së tyre, në një shtëpi afër manastirit në Banjskë.
Sipas pamjeve të nxjerra nga ‘maps’, shtëpia ku shihet Milan Radojçiq dhe grupi i tij është shumë afër manastirit.