Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi të mërkurën e 6 shtatorit në fshatin Rixhevë të Klinës, i shkaktoi lëndime serioze një vajzë të vogël. E mitura që u godit nga një veturë, u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej deri dje.
Sinjali mëson se viktima është një vajzë 7-vjeçare, e cila pavarësisht intervenimit të stafit mjekësor, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë mbrëmë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.