Kryetari i Mitrovicës Veriore Erden Atiq, në një lidhje direkte në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se kanë prtishmëri që situata në veri do të shkojë drejt qetësimit.
“Vërehet një tension në qytet por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë incident. Nuk kisha veçuar ndonjë gjë”, ka thënë Atiq kur u pyet se nëse situata e krijuar në Banjskë të Zveçanit kishte ndikuar në Mitrovicë të Veriut.
Për pamjet e publikuara nga ministri Sveçla që tregonin praninë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq gjatë sulmit në veri, Atiq ka thënë se “nuk mendon që është diqka e re”.
“Kur e dijmë që edhe më herët para disa muajve personi në fjalë (Radojçiq) ka dalë me një inçizim se kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale,…bënte porosi prej maleve për rezistencë e të tjerë”, ka thënë tutje ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut ka shtuar se tashmë dihet se Radojçiq bashkëpunon dhe me intitete mafioze dhe tashmë sipas tij, u dëshmua se bashkëpunon edhe me ato terroriste.
“Nuk mendoj që është diqka e re publikimi i videos nga ministri Sveçla në kuptimin se kush është personi Milan Radojçiq”, është shprehur ai.