Një mjet shpërthyes dyshohet të jetë gjetur në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan gjatë mbrëmjes të së mërkurës.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë se ende nuk kanë arritur ta identifikojnë këtë mjet të gjetur.
“Nuk kemi arritur ende ta identifikojmë nëse është mjet i pashpërthyer”, ka thënë shkurtazi ai.