Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të kuvendit ka theksuar se partia e tij e mbështet rezolutën e propozuar për ta dënuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
“Ky sulm terrorist dhe terroristët që hynë në Kosovë e morën përgjigjen më të mirë që kishin mujtë me e marrë”, ka thënë Haradinaj.
“Institucionet e sigurisë së Kosovës, Policia e Kosoës, në koordinim me ndërkombëtarë, i mposhtën edhe e vërtetuan që asnjëherë askush s’mundet dhe s’do të mundet me e rreziku Kosovën”.
“Një rezolutë që dënon sulmin terrorist dhe sponzorët e terrorizmit është e drejtë dhe parlamenti i Kosovës duhet ta aprovojë”, shtoi Haradinaj.
“Në këtë rezolutë kërkoj që të përfshihet kërkesa për një hetim ndërkombëtar. Ky hetim ndërkombëtar do të ndihmonte jo vetëm zbardhjen e involvimit të Serbisë në këtë sulm terrorist ndaj Kosovës, por do të ndihmonte bashkësinë ndërkombëtare që të ndëshkojë pra sponzorët e terrorizmit dhe terroristët”.
“E vërtetë se kjo përballje, kjo fitore e ka edhe sakrificën e vet. Fitoret asnjëherë s’kanë ardhur pa sakrificë. Rreshteri i Kosovës, Afrim Bunjaku, është heroi më i ri i Kosovës. Heronj janë të gjithë policët, të gjithë ata që u përballën me terroristët”, tha ai. /Gazeta Enigma