Presidenti i Serbisë, Alekasander Vuçiq në një intervistë në RTS ka komentuar sulmin e fundit në veri të Kosovës.
Në këtë intervistë ai ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dikush duhet ta detyrojë ta bëjë Asociacionin.
Ai ka shtuar se pasi të formohet Asociacioni, policia në veri do të jetë në duartë e serbëve.
“Kurtin duhet ta detyrojë dikush ta bëjë Asociacionin, kur të kemi atë, policia në veri do të jetë në duartë e serbëve”, tha ai në televisionin serb RTS.