Një person është plagosur paraditën e sotme në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i plagosuri është Defrim Kuçi.
Kuçi para pak minutave është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente të QKUK-së.
Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla ka thënë se ai është në gjendje të rëndë.
“Para pak minutave në Klinikën tonë ka ardhur një i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është në gjendje të rëndë. Ne tani jemi duke i kryer disa ekzaminime”, ka thënë Syla.