Sot në mesditë është djegur një banesë në Fushë-Kosovë.
Klankosova.tv ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, prej të cilave mund të vërehen edhe autoambulancat.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Klankosova.tv ka telefonuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti dhe është në pritje të konfirmimit.
Banesa në fjalë ndodhet përballë shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë.