Rasti i “53 milionë euro për Bechtel-Enka”: Haradinaj dëshmon në gjykatë

Rasti i “53 milionë euro për Bechtel-Enka”: Haradinaj dëshmon në gjykatë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, sot ishin në gjykatë, i pari si dëshmitarë, i dyti si i akuzuar.

Haradinaj është marrë në pyetje nga prokurori i rastit, trupi gjykues dhe avokati mbrojtës për të ashtuquajturën “afera 53 milionëshi”, ku kompanisë kontraktuse “Bechtel-Enka” për autostradën “Arbën Xhafer” në mënyrë të dyshimtë iu kishin paguar mbi 50 milionë euro.

Sa i përket detajeve të kontrates Haradinaj theksoi se nuk mund të flasë me detaje, po ai u mbështet vetëm në praktikat e kaluara.

“Nuk jam në mundësi me thanë për llojin dhe shifrat e kontratës, unë ju foli për praktikat e përpunimit, përgaditjes, për vendimarrje, të gjitha aspektet tjera i mbështes në transkripte dokumentacione, dhe gjitha shkresat tjera që ekzistojnë”, tha ai.

Kujtojmë që ky rast është që disa vite në gjykim nga organet e drejtësisë.

Përveç ish-ministrit Lekaj, të akuzuar janë edhe disa zyrtarë të tjerë të ministrisë së Infrastrukturës.

Related Articles