A po përgatitet Serbia për pushtim ushtarak të Kosovës, Kirby: Po vëzhgojmë

A po përgatitet Serbia për pushtim ushtarak të Kosovës, Kirby: Po vëzhgojmë

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak, por ka thënë se qëllimin e një lëvizje të tillë të Serbisë s’mund ta thotë.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi i grumbullimit të trupave ushtarake serbe nuk mund ta them tani”, tha ai.

Ndryshe, Kirby u shpreh se kanë i kanë kërkuar Serbisë t’i tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Ai tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.

Related Articles