Një veturë është vetaksidentuar në qytetin e Klinës.
Rasti ka ndodhur pak minuta më parë.
Shoferi dyshohet të ketë humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar me veturë të rrotulluar, jashtë rrugës.
Fatmirësisht, vetaksidenti ka përfunduar pa lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet relevante të Policisë, të cilët po merren me hetimin e rastit.