Për herë të parë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit i cili ndodhi më 24 shtator, Milan Radoiçiq është shfaqur sot publikisht.
Siç raportojnë mediat serbe, ai u pa së bashku me avokatin e tij sot rreth orës 10:00, duke hyrë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për siç pretendohet, të iu përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore serbe lidhur me sulmin terrorist.
Ndërkohë Novosti shkruan se pritet që për dëshminë e Radoiçiq të njoftohet pastaj edhe Prokuroria e Lartë e Beogradit, e cila pritet pastaj të ndërmarrë masat dhe veprime e nevojshme procedurale brenda juridiksionit të saj.