Në mesnatën e së premtes në një lokal në rrugën ’12 Qershori’ në Ferizaj, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor që ishte jashtë detyrës.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se polici ka pësuar lëndime trupore si pasojë e sulmit dhe është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë është arrestuar personi i dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor. 46-vjeçari i është nënshtruar edhe testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur dhe ka qenë i pamundur intervistimi i tij nga organet e hetuesisë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.