Serbia edhe një herë, po bën atë që di ta bëjë më së miri – propagandën.
Pas përballjes së dështuar të grupit terrorist me Policinë e Kosovës dhe kthimit të tyre prapa drejt territorit serb, mediat atje nisën luftën mediatike për ta kthyer në favor situatën.
Një, siç po quhet, ‘fotografi e rreme’ për krejt atë që ngjau në Banjskë më 24 shtator, po bëhet me aminin e Aleksandër Vuçiqit duke paraqitur viktimat si heronj.
Por, institucionet kosovare këtë situatë e mirë shfrytëzuan për të treguar kush realisht janë mizorët.
Rol në këtë pati edhe shpërndarja e pamjeve ekskluzive të largimit të trupave që ekzekutivi u tha se u dërgoi agjensionit prestigjioz amerikan, Asociated Press.