Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përjetuar një situatë të palakmueshme gjatë intervistës që dha për CNN amerikan, ku u intervistua nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour.
Gjatë intervistës, në një moment Amanpour i ka kërkuar Vuçiqit t’i përgjigjet pyetjes nëse Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Kosovë javën e kaluar, do të mbajë përgjegjësi për të.
“Çfarë do të bësh me të?” e pyeti Amanpour.
Vuçiq fillimisht bëri një pauzë, siç bën zakonisht kur shfaqet në disa media serbe, e më pas filloi të përgjigjet.
“Faleminderit edhe një herë që më lejuat ta shpjegoj këtë”, filloi të elaborojë Vuçiq.
Por kjo nuk i pëlqeu gazetares Amanpour, kështu që menjëherë e ndërpreu.
Vucic forgot for one moment that he is not on one of his regime's TV channels. pic.twitter.com/a7MSlUVFyF— Admirim (@admirim) October 2, 2023
“Jo, jo, jo. Është një pyetje e thjeshtë. A do të përgjigjen ata [grupi i Radoiçiqit], siç kërkon BE-ja”, pyeti përsëri Amanpour.
Ai tha se Radoiçiq është në territorin e Serbisë dhe se prokuroria do të bëjë punën e saj.
“Serbët donin të mbroheshin. Unë nuk do ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar, e dënoj. Serbët u keqtrajtuan pa akuza”, tha Vuçiq.
Është e rëndësishme të theksohet se Vuçiq akuzohet nga shumë në Serbi për kontrollin e një numri të madh të mediave dhe për vendosjen e pyetjeve për intervista për veten e tij.